Aksident i frikshëm automobilistik, ylli i Arsenalit shpëton për mrekulli (video)

27 Nëntor 2020
11:00
Alfred Lleshi
back button

Një moment i tmerrshëm për yllin e ri të Arsenalit, Joe Willock, 21 vjeç, që humbi kontrollin e Mercedes G-Wagon të tij, i cili kushton 140.000 £, duke prerë tri korsi të autostradës ku udhëtonte me shpejtësi, dalë nga rruga dhe përfunduar në shkurre. Një shofer tjetër pas tij e kapi këtë pamje dramatike, ndërsa makina e Willock kalonte nëpër rrugë, pastaj goditi një pengesë dhe humbi kontrollin e “bishës” 2.5 ton, 600 kf. Në lëvizje të çrregullt, makina humbi edhe njërën nga gomat e pasme, duke dalë fare nga rruga e rrëshqitshme.

Me tri rrota, makina e Willock përfundoi në kaçube, por megjithatë qëndroi në mënyrë të pabesueshme pa u batuar. Willock po shkonte në stërvitje, kur ndodhi ky aksident i frikshëm, por falë Zotit pa pasoja. Shoferi i parë në vendngjarje, kamera e të cilit kapi aksidentin, tha se kur u afrua, Willock ishte duke u përpjekur me tërbim të kthente makinën mbrapsht, pa e ditur se tani ishte me një rrotë mangut.

Përplasja ndodhi në orën 02:14 të pasdites, të shtunën, vetëm një ditë para se lojtari që fiton 20.000 £ në javë të luante me klubin e tij ndaj Leeds United. Me sa duket vajti vonë në stërvitjen e së shtunës, mbase jo për çudi, por u përpoq të linte shenjën e tij të dielën. Ai luajti dhe u zëvendësua pas 57 minutash, me ndeshjen që përfundoi në barazimin 0-0.

Dëshmitari, i cili kërkoi të mos përmendej me emër, tha: “Unë nuk e dija kush ishte ai. E pashë të tronditur, por mire fizikisht. Unë dola nga makina dhe shkova te dritarja e tij, e cila ishte nxirë. Ju mund ta shihnit se po përpiqej të kthehej prapa makinën. Rrota e pasme i mungonte. Ai uli xhamin e dritares poshtë dhe unë i thashë: Nuk mund të kthehesh mbrapsht, sepse e ke humbur njërën rrotë të makinës. Ai lëshoi ​​një britmë të madhe.

Unë i thashë: Ju po ecnit pak shpejt dhe e humbën kontrollin e makinës. Ai u përgjigj: E di, jam një idiot, por po nxitoja për në stërvitje, luaj për Arsenalin. Më pas doli nga makina dhe më pyeti: Çfarë mund të bëj në këtë situatë? Unë i thashë: Nuk jam ekspert, por mendoj kështu; ju keni gjysmën e një peme në parakolpin përpara. Pastaj e pyeta nëse ishte mirë dhe ai më tha se nuk kishte probleme. Unë i thashë: A dëshiron të telefonosh policinë? Ai tha: Tashmë i kam dërguar mesazh vëllait tim”.

Dy vëllezërit më të mëdhenj, të lindur në Londër, janë futbollistë: Chris, 22 vjeç, luan në Championship me QPR, ndërsa Matty, 24 vjeç, luan me Gillingham në League One.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit