Tyrell Malacia u dërgua në spital pasi Range Rover i Marcus Rashford u përfshi në një aksident me makinë këtë muaj.
The Sun thotë se Malacia dhe Rashford ishin pasagjerë pasi makina e këtij të fundit u godit nga një shofer i dyshuar i dehur.
Automjeti u përplas me një Mercedes të zi më 16 korrik në Wilmslow, Cheshire.
Rashford ishte në sediljen e pasme, me Range Rover-in e tij të drejtuar nga një mik, ndërsa Malacia ishte ulur në vendin e pasagjerit.
Mbrojtësi i United u dërgua në spital për kontrolle mjekësore pas aksidentit.
Një 55-vjeçare, e cila mësohet se ishte në timonin e Mercedesit, është arrestuar pasi dyshohet se drejtonte makinën në gjendje të dehur.