AKSION I GJITHI NGA PSV: Holanda dyfishon me “xhevahirin” e Eredivisie (VIDEO)

17 Qershor 2021
22:28
Telesport
back button

Pasi ka humbur një rast të madh me De Vrij, Holanda ka dyfishuar rezultatin përballë Austrisë.

Këtë herë Depay ka lëshuar një pasim vertikal për Malen që në vend që të godiste vetë përpara porte, ka treguar altruizëm të madh duke pasuar për shokun e ekipit, Dumfries, që ka realizuar golin e dytë në këtë Europian.

Një asist perfekt dhe një tjetër gol nga futbollisti i PSV Eindhoven. Të dy, në fakt, luajnë te ekipi i Eindhoven dhe janë shok skuadre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit