Akuza ndaj Hamilton: Meritonte 30 sekonda penalizim

23 Korrik 2021
12:15
Telesport
back button

Incidenti në pistën e Silverstone mes Max Verstappen (Red Bull) e Leëis Hamilton (Mercedes) vijon ende të krijojë polemika. Disa ditë nga ky aksident, që nxori jashtë piste pilotin e Red Bull, ka reaguar ish-presidenti i Formula 1, Bernie Ecclestone.

Sipas Ecclestone, piloti britanik meritonte një dëmtim më të rëndë: “Dikur do të flisnim se ishte një aksident i zakonshëm gare, por sot kanë ndryshuar gjykimet për këto episode”.

Mendoj se komisarët e garës duhej ta dënonin Hamilton me të paktën 30 sekonda dhe jo me 10, siç ndodhi në pjesën e parë të garës. Në momentin që dy pilotët u prekën në pistë, Max ndodhej përpara Leëis, ndaj piloti i Red Bull kishte përparësi. Hamilton e goditi nga pas, ndaj duhej dënuar më rëndë”, tha Ecclestone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit