Akuzat për korrupsion, zbulohet shifra e frikshme që pagoi Nasser al-Khelaifi

21 Shkurt 2020
16:49
Eraldo Harlicaj
back button

Gazeta britanike “The Times” raporti të premten se presidenti i PSG-së dhe grupit mediatik beIN Group, Nasser al-Khelaifi, u mundua të binte FIFA-n me ryshfetë për të drejtat televizive të Kupës së Botës. 

FIFA donte të bënte procedim penal për presidentin e PSG-së, por ky i fundit i ka bindur ata të tërheqin padinë ndaj tij. Palët kanë arritur akordin për tërheqjen e padisë për një shifër prej një 1 milion frangash zvicerane, praktikisht i bie rreth 950 mijë euro.  

Al-Khelaifi ka arritur të mbyllë problemet gjyqësore, por nuk mund të pastrojë reputacionin e tij nga akuzat për korrupsionin pasiv. PSG është në ujëra të turbullta, pasi pas Man.City-t mund të jetë ekipi i radhës që pritet të dënohet. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit