Akuzat për përdhunim, Mbappe ia hedh fajin presidentit të PSG

17 Tetor 2024
17:03
Telesport
back button

Akuzat e fundit për Kylian Mbappe për përdhunim duket se janë rezultat i një fushate të presidentit të PSG, NAsser Al-Khelaifi.

Sulmuesi i Real Madrid është i bindur se presidenti i klubit parisien po përdor mediat për t’i ngritur një kurth mediatik dhe për t’i denigruar figurën.

Së fundmi është raportuar se një grua ka bërë dëshmi për një përdhunim të dyshuar të ndodhur në një hotel në Stokholm, pikërisht aty ku Mbappe javën e kaluar kishte kaluar dy ditë me disa shokë.

Real Madrid nuk ka bërë asnjë reagim tani, por i ka kërkuar një shpjegim Mbappe-s. Deri tani dihet se ka një një çështje gjyqësore mes PSG-së dhe lojtarit. Ai kërkon 55 milionë euro dhe Parisi deri tani refuzon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit