Akuzon “Gazzetta dello Sport”: Mungon një penallti ndaj Juventusit

21 Shtator 2020
10:01
Alfred Lleshi
back button

“Gazzetta dello Sport” ka bërë moviolën e ndeshjeve të djeshme të Serie A, që ishin edhe inaugurueset për edicionin e ri. Mes të tjerash, ka pikasur një penallti të padhënë edhe në sfidën Juventus-Sampdoria, në favor të kësaj të fundit, për prekje të topit me dorë nga Bonucci: “Le të fillojmë nga fundi, domethënë nga ndeshja e mbrëmjes midis Juves dhe Sampdorias. Katër minuta lojë dhe kartoni i parë i verdhë, i drejtë, për Tonelli, i cili rrezikon këmbët e Ramsey.

Në 14’, ndërhyrja e ashpër e Ramsey ndaj Bereszynski; në këtë rast paralajmërimi nuk shkon, por do të ishte me vend ndëshkimi me të verdhë. Po kështu, Rabiot evitoi të verdhën në 68′. Sidoqoftë, rasti më i diskutueshëm u regjistrua në 44’, që mund të simbolizojë tranzicionin e kërkuar nga Rizzoli, i cili kërkoi vlerësime konkrete nga fusha për dinamikën dhe veprimin në prekjen e topit me dorë.

Bonucci markon Bonazzoli në zonën, topi godet mjaft hapur krahun e lojtarit të Juventusit nga një distancë jashtëzakonisht e afërt. Për kryesorin Piccinini nuk ka asgjë, vlerësimi i tij nga fusha duket se e konsideron distancën shumë të afërt. Topi më pas shkon në drejtim të kundërt me atë të golit dhe krahu i prekur është i djathti, jo i majti, që do ta kishte mbrojtur potencialisht Szczesny. Pjesa tjetër e sezonit do të na tregojë nëse është në trend apo episod i veçantë një rast i tillë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit