Gjigantët e Arabisë Saudite, Al-Hilal thuhet se kanë arritur një marrëveshje me Manchester Cityn për nënshkrimin e Joao Cancelo.
Siç raportohet nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, kampionat e Ligës Pro Saudite kanë rënë dakord për një marrëveshje rreth 25 milionë euro për portugezin.
Romano ka zbuluar gjithashtu se portugezit i është ofruar një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro neto në sezon. Megjithatë, 30-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
E ardhmja e Cancelos te Manchester City ka qenë e pasigurt për një kohë të gjatë që kur ai pati një përplasje me Pep Guardiolën pas Kupës së Botës 2022.
Ai është larguar nga Etihad që nga janari 2023, duke kaluar gjysmën e dytë të sezonit 2022-23 te Bayern Munich dhe sezonin e fundit te Barcelona në huazim.