Al-Hilal duket i pathyeshëm, Al-Nassr i Ronaldos dhe Piolit ka një plan… 1 mln euro në javë!

7 Tetor 2024
20:48
Telesport
back button

Al Hilal vazhdon të dominojë në Arabinë Saudite. Skuadra e Jorge Jesus, kampione në fuqi, zgjeroi serinë e rezultateve pozitive të njëpasnjëshme në 42 te tilla falë suksesit ndaj Al Ahli. Një tjetër provë e forcës që po i bindë rivalët të forcohen në përpjekje për t’iu kundërvënë në mënyrë më efektive një “luftanijeje” që me të vërtetë duket se nuk ka pika të dobëta dhe qe nuk ka pasur gjithashtu 1 vit sulmuesin Neymar Jr.

Al Nassr, në veçanti, është gjithmonë vigjilent në merkato dhe ëndërron për një tjetër goditje të madha. Klubi i drejtuar nga Stefano Pioli, i cili tashmë ka në radhët e tij Cristiano Ronaldon dhe Sadio Mané, do të bënte gjithçka për të nënshkruar me yllin e Manchester City, Kevin de Bruyne.

Kontrata e 33-vjeçarit belgu skadon në qershor dhe ai gjithashtu mund të vendosë të largohet nga Europa, duke pasur parasysh dëmtimet e shumta që e kanë kufizuar në dy vitet e fundit; sipas Mundo Deportivo, CR7 do të ishte ai që do të bënte presion ndaj klubit, duke kërkuar nga drejtuesit të paraqesin një ofertë që do të tërhiqte playmakerin. Një ofertë e cila, lexojmë, mund të arrijë deri në një milion euro… në javë, më shumë se dyfishi i shumës që i garanton City.

Për më tepër, politika e pagave angleze është shumë e qartë me lojtarët e një moshe të caktuar: de Bruyne, në rast rinovimi, nuk do të mund të kërkojë të njëjtën pagë që merr aktualisht. Në këtë kontekst, Arabia Saudite është gati të rikthehet në valle dhe te binde lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit