Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, në një intervistë për mediat ka mbrojtur fuqishëm rezultatet e arritura nga trajneri Luis Enrique gjatë këtyre muajve të parë në Paris: “Për mendimin tim, ne kemi trajnerin më të mirë në botë për momentin”.
“Ai po ndërton një projekt për të ardhmen. Natyrisht që rezultatet kanë rëndësi, por ne mbetemi të fokusuar në projektin tonë”, deklaroi Al Khelaifi. Presidenti foli edhe për merkaton e janarit dhe thashethemet e shumta që përfliten.
“Ka shumë thashetheme për lojtarët, por ne jemi shumë të qartë. Kemi një nga ekipet më të reja në Europë, në mos më të riun, me një moshë mesatare 22.5 vjeç. Ne po ndërtojmë një ekip për të ardhmen me trajnerin tonë të madh”, tha presidenti i PSG.
“Kemi një plan afatgjatë me këtë ekip dhe me këtë trajner. Lojtarët tanë janë të bashkuar, është një grup fantastik me një atmosferë fantastike. Unë besoj në projektin tonë, në sistemin tonë, në trajnerin tonë dhe në planin tonë”, tha Al Khelaifi.