Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, gjatë një ndërhyrjeje në podcast-in e Rothen në RMC Sport, foli edhe për çështjen e stadiumit: “Më pëlqen shumë ‘Parc des Princes’, të gjithëve iu pëlqen. Nëse ndjek zemrën time, nuk largohemi që aty.
Sidoqoftë, në Europë të gjithë kanë stadiume me 80.000-90.000 vende… Na duhet një i tillë, përndryshe jemi të vdekur. Po, jemi në Francë, por jemi edhe në Europë; është një çështje jete a vdekje…
Nuk merrem me politikë, por na duhet një stadium gati brenda 3-4 viteve. Nuk kemi kohë për të humbur, përndryshe do të mbetemi prapa krahasuar me klubet e tjera në Europë. Duhet ta ndërtojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Cili është hapi tjetër? Kemi disa opsione. Duhet të ndërtojmë stadiumin e ri sa më shpejt për të arritur nivelin që dëshirojmë”.
Si e vlerëson presidenti sezonin e PSG-së? “Jam shumë krenar për skuadrën time; luajmë futboll, kemi një identitet, luajmë në mënyrë ofensive. Duhet kohë, nuk jemi me ngut.
Flas me trajnerin dhe Luis Campos, jemi të kënaqur me strategjinë tonë. Nëse humbasim, nuk ndryshojmë asgjë. Shikoni ekipin tonë, është i ri, ka nevojë për eksperiencë”, – u përgjigj sheiku nga Katari.