Me vetëm 4 pikë pas 4 ndeshjeve të para në Champions League, gjendja te skuadra e PSG nuk duket aspak e mirë. E megjithatë, debutimi në Europë kundër Girona ishte shumë bindës.
Më pas erdhën humbjet ndaj Arsenal dhe Atletico Madrid si dhe barazimi ndaj PSV. Rezultate që e zvarritën PSG në fund të renditjes, deri në vendin e 25. Ndërkohë që, synimi ëhstë fitimi i Champions League, trofeu i vetëm që mungon.
Pas humbjes kundër Atletico dy ditë më parë, presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaïfi, sipas informacioneve të “L’Equipe”, shfrytëzoi rastin për të takuar lojtarët dhe stafit e skuadrës, duke folur me tone të ashpra.
Al-Khelaifi iu drejtua ekipit të tij në një fjalim që synonte t’i motivonte ata. Pronari i PSG-së donte të mbështeste Luis Enrique, stafin dhe njerëzit e tij me një fjalim uniteti. Ai u kujtoi atyre nevojën për të qenë të bashkuar në kohë të mira dhe në kohë të vështira.