Al Khelaifi në telashe: akuza e radhës vjen nga ish-shërbëtori i tij

24 Mars 2023
17:37
Denis Hakanaj
back button

Hije të reja rreth presidentit të PSG-së, Al Khelaifi, pas akuzave për dyshime për ndikime të pretenduara në fitimin e të drejtave për Botërorin e kaluar, akuzave për “dhunë dhe torturë” dhe ankesave të marra nga disa prej ish-punonjësve të tij.

I fundit që e bëri këtë ishte Hicham Karmoussi, i cili ka qenë shërbëtori i tij për vite me radhë. Vetëm ditën e djeshme, sipas raportimeve të mediave franceze, 48-vjeçari ka bërë një denoncim se “ka punuar pa kontratë apo leje qëndrimi, me ritme të papërballueshme”.

Ish-punonjësja foli edhe për ngacmime morale, dhunë psikologjike dhe kërcënime. Përgjigja, në Le Parisien, erdhi nga avokatët e presidentit të PSG, Renaud Semerdjian dhe Francis Szpiner, të cilët folën për një fushatë shpifjeje kundër Al Khelaifi:

“Personi që ka ngritur akuzat është një kriminel, i njohur për të bërë zhurmë në përpjekje për të përfituar në mënyrë të parregullt.” Hicham Karmoussi tashmë është dëgjuar si dëshmitar në hetimin e kushteve për caktimin e Botërorit të fundit në Katar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit