Alaba në Serinë A: zbulohet çmimi dhe destinacioni

29 Maj 2023
21:00
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi (e nëse duhet edhe mesfushori) nuk ka nevojë për asnjë lloj prezantimi pasi po flasim për një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Edhe këtë sezon ai e ka treguar në maksimum me paraqitje vërtet të nivelit të lartë. Edhe pse, sipas burimeve spanjolle, lojtari austriak mund të jetë një nga sakrificat e klubit të drejtuar nga Florentino Perez.

Pas dy vitesh që jeton në Spanjë, 30-vjeçari është gati për një ndryshim sërish ambienti dhe pikërisht për këtë hapet mundësia që të çon në Itali.

Disa klube të mëdha janë të interesuara për ta blerë atë dhe dëshirojnë të fokusohen në përvojën e mbrojtësit austriak. Real padyshim që e vlerëson shumë lojtarin dhe së shpejti do të vendoset e ardhmja e tij.

Nuk është aspak mister që në gjurmët e tij ka pasur një interes të fortë nga Juventusi prej disa kohësh (sidomos kur ai luante për bavarezët).

Bardhezinjtë janë gati të vihen në lëvizje për të blerë lojtarin e fortë. Duhet thënë se mundësitë pa Champions League janë reduktuar ndjeshëm dhe tashmë klubi torinez rrezikon një befasi të bujshëm.

Po flasim për Interin që në atë pozicion do të duhet të zëvendësojë Milan Skriniar (drejt Paris Saint Germain). Tifozët e zikaltërve tashmë po ëndërrojnë goditjen e madhe.

Ashtu si dhe tifozët e Juventusit. Edhe nëse nuk është aq e lehtë sa duket. Për dy ekipet e mëdha italiane ka konkurrencë nga Premier League, sigurisht më të prirur për të mbushur portofolin e lojtarit. Ka disa kushte për t’u marrë parasysh.

Para së gjithash çmimi: vlerësimi i tij është rreth 50 milionë euro dhe Reali nuk ka ndërmend të bëjë zbritje apo ndonjë gjë tjetër. Problemi i dytë është ai që ka të bëjë me rrogën e tij.

Patjetër e rëndësishme duke qenë se futbollisti merr gati 20 milionë euro bruto në vit. Sigurisht që nuk është një faktor për t’u nënvlerësuar. Serie A i pëlqen Alaba-s, goditja nuk është e lehtë, por tifozët mund të ëndërrojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit