Alarm i kuq te Roma, dy lojtarë me Covid-19. Teste të reja në “Trigoria”

20 Nëntor 2021
13:53
Alfred Lleshi
back button

Edhe makthi i Covid-19 rikthehet në kampionatin italian. Pas pozitivitetit të Politanos te Napoli, edhe dy lojtarë të Romë, Cristante dhe Villar, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Dy futbollistët, të cilët nuk janë infektuar më parë dhe janë të vaksinuar, rezultuan pozitivë në testin e shpejtë këtë mëngjes.

Tani i gjithë ekipi do t’i nënshtrohet tamponit për të konfirmuar pozitivitetin e dy lojtarëve dhe për të shmangur rrezikun e të tjerëve të infektuar. Është alarm i kuq në “Trigoria”, me klubin verdhekuq gjithmonë shumë të vëmendshëm ndaj të gjitha kontrolleve shëndetësore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit