Alarm te Partizani, “ushtar” Telushi rrezikon sezonin!

21 Mars 2019
14:18
Eraldo Harlicaj
back button

Alarm te Partizani, Bruno Telushi mund të humbasë sezonin! Mesfushori vlonjat u detyrua të linte fushën e blertë pas pjesës së parë me Teutën dhe u dërgua direkt në spital pasi ndjeu shqetësime të mëdha. "Ushtari i kuq" la vulën e tij në atë sfidë duke gjetur rrjetën, pavarësisht se nuk luajti deri në fund. 

Në kampin e Partizanit janë të shqetësuar për gjendjen e tij, pasi qëndrimi në spital i është shtyrë sërish zbulon Telesport. Fillimisht u mendua se do të qëndronte në deri të martën, por sërish mjekët kanë vendosur për të mbajtur në spital. Lideri i kuq në këtë sezon ka probleme me mushkëritë dhe mjekët duan ta mbajnë në vëzhgim të rreptë. 

Mjekët i kanë zbuluar ajër në mushkëri dhe nuk e lejojnë të largohet nga spitali. Vlonjati ka dëmtuar një cipë të mushkërisë nga përplasjet e shpeshta. Dhimbjet e kokës kanë filluar që tani në kampin e Partizanit, pasi Telushi është shumë i rëndësishëm dhe po përjetonte një formë mjaft të mirë. Gega dhe drejtuesit e tjerë duhet t'i bëjnë llogaritë pa të në ndeshjet e mbetura dhe të shpresojnë te ndonjë mrekulli.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit