Albertini s’ka dyshime: Ky do të ishte lojtari perfekt për Milan-in

15 Shtator 2020
21:54
Denis Hakanaj
back button

Demetrio Albertini, ish-mesfushori i Milan-it, ka folur në lidhje me punën e Djallit në merkato në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.

“Kam menduar gjithmonë se baza e skuadrës kuqezi ishte e mirë dhe se duheshin lojtarë më të fortë nga ata që ishin në ekip: Tonali është një blerje shumë e mirë. Por duhet të kujtojmë se merkato ka rëndësi, por është vetëm një nga përbërësit për të arritur objektivat”, ka thënë Albertini.

“Te ky Milan-i bie në sy një karakteristikë tjetër që më bind gjithmonë e më shumë. Drejtuesit po i besojnë më shumë italianëve: Donnarumma, Romagnoli, Calabria, tani Tonali…”.

“Në karrierën time ka jetuar si i huaj në Spanjë dhe ju siguroj, të kesh një bllok te vendit tënd që udhëheq të tjerët është thelbësore”.

“Çfarë mungon? Një sulmues krahu i nivelit të lartë, Chiesa do të ishte perfekt. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, në krah ose si sulmues i dytë në krah të Ibrës”.

“Do të përforconte konceptin e italianitetit rreth të cilit duhet ndërtuar e ardhmja kuqezi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit