Alcaraz dhe Sinner triumfojnë në sfidat e para të US Open, eliminohet Tsitsipas

28 Gusht 2024
9:05
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e fundit të raundit të parë në grand slam të US Open në tenis.

Në fushat me çement të Nju Jorkut, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi 3-1 ndaj Li Tu (6-2, 4-6, 6-3, 6-1), duke avancuar më tej. Po 3-1 fitoi edhe numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner (2-6, 6-2, 6-1, 6-2) ndaj Mackenzie McDonald.

Surprizë eliminimi grekut Stefanos Tsitsipas, që u mund 3-1 nga Thanasi Kokkinakis. Në raundin e dytë shkon edhe rusi Daniil Medvedev, që eliminoi serbin Dusan Lajovic, ndërkohë që u eliminua veteran Stanislas Wawrinka.

Te femrat, një biletë për më tej siguron tenistja amerikane Jessica Pegula, ndërkohë që fitore me poërmbysje arriti tenistja italiane Jasmine Paolini. Fitore edhe për tenisten japoneze Naomi Osaka, që avancon më tej.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit