Alcaraz dhe Swiatek triumfojnë në Indian Wells, ngenë lart për herë të dytë trofeun

18 Mars 2024
12:02
Telesport
back button

Ka përfunduar në Amerikë turneu Masters i Indian Wells, ku morën pjesë tenistët më të mirë në botë në të dyja kategoritë. Iga Swiatek për femra dhe Carlos Alcaraz për meshkuj triumfuan për here të dytë në karrierën e tyre në këtë event.

Meshkujt – Alcaraz, numri 2 në botë, mundi 2-0 (7-6, 6-1) në finale rusin Daniil Medvedev. Seti i parë ishte i ekuilibruar, ku Alcaraz fitoi në “tie break”, por më tej në fushë dominoi spanjolli, që mbrojti titullin fituar vjet. Për Alacarz ky është troreu i parë për këtë vit.

Femrat – Numri 1 në botë për femra Iga Swiatek rikthehet te fitorja në Indian Wells pas dy vitesh. Çuditërisht, ashtu si dy vite më parë, ajo mundi 2-0 në finale (6-4, 6-0) greken Maria Sakkari, në një ndeshje pa shumë histori. Swiatek nuk humbi asnjë set në këtë turne dhe korri titullin nr.19 në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit