Alcaraz eliminohet nga Masters i Romës, por nga e hëna do të jetë sërish “numri 1” në botë

16 Maj 2023
8:38
Telesport
back button

Turneu Masters i Romës nisi mirë për tenistin spanjoll Carlos Alcaraz, që pas fitores në turin e dytë, siguroi matematikisht kreun e renditjes botërore, kryesim që do ta marrë zyrtarisht ditën e hënë. Gjithsesi, 48 orë më vonë ka ardhur humbja dhe eliminimi nga turneu.

Alcaraz, që është ende “numri 2” deri ditën e hënë, u mund 2-0 (6-3, 7-6) nga hungarezi Fabian Marozsan, numri 135 në botë. Një humbje e papritur ndaj një tenisti të panjohur, që ka befasuar të gjithë, përfshi edhe vetë tenistin spanjoll. Ndërkohë, vijon rrugëtimin e tij në këtë turne serbi Novak Djokovic, që luan sot në raundin e tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit