Alcaraz i jashtëzakonshëm, mund Zverev në finale dhe triumfon në Roland Garros

9 Qershor 2024
19:33
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi sot pasdite grand slam-in e Roland Garros. Kjo është hera e parë për 21-vjeçarin spanjoll që triumfon në këtë turne të madh, grand slam i tretë i fituar në karrierën e tij (ka fituar në US Open 2022 dhe Wimbledon 2023).

Në fushat me dhè të Parisit, ai mundi pas 4 orësh e 20 minutash lojë rivalin gjerman Alexander Zverev (6-3, 2-6, 5-7, 6-1, 6-2). Lodhja e dy ditëve më parë, kur mposhte po pas 5 setesh italianin Sinner, nuk e pengoi Alcaraz të zhvillonte një tjetër ndeshje të jashtëzakonshme.

Një takim mjaft i bukur, ku të dy tenistët dhuruan spektakël në fushë. Gjithsesi, duket se Zverev u dorëzua pas setit të tretë, kur udhëhiqte 2-1 me sete, pasi më tej në fushë dominoi Alcaraz, që përmbysi disavantazhin dhe triumfoi me meritë.

Alcaraz (nr.2 në botë) e nisi mjaft mirë ndeshjen, por gjermani rikuperon e përmbys shifrat. Gjithsesi, spanjolli nuk dorëzohet dhe arrin të tregojë grintë në fushë, duke mposhtur si Zverev (nr.4 në botë) ashtu dhe vapën, duke rikuperuar e fituar me meritë një ndeshje të vështirë.

Kjo ishte përballja e tetë mes dy tenistëve, që pas kësaj sfide janë në barazim 4-4. Zverev vinte nga triumfi në Romë dhe arriti të bëjë një paraqitje të mirë deri në finale, ku u dorëzua. Ndërsa Alcaraz, konfirmoi se spanjollët janë “mbret” të fushave me dhè, duke ndjekur gjurmët e Rafael Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit