Alcaraz leksion Djokovic në finale, fiton për të dytin vit me radhë Wimbledon

14 Korrik 2024
17:40
Telesport
back button

Tenisti 21-vjeçar spanjoll Carlos Alcaraz është fitues i grand slam-it të Wimblebon për meshkuj për vitin 2024. Në fushat me bar të Londrës, ai mundi sot pasdite 3-0 (6-2, 6-2, 7-6) në finale serbin Novak Djokovic.

Një ndeshje e dominuar nga Alcaraz, që mbron titullin e fituar një vit më parë, duke e fituar për të dytën herë këtë turne. Ky është grand slam i katërt në karrierë për talentin spanjoll, i destinuar të thyejë rekorde.

Në 2 orë e 27 minuta lojë, Alcaraz dhuroi spektakël në fushë, duke dominuar në dy setet e para. Serbi “zgjohet” dhe kërkon të rihapë ndeshjen në setin e tretë, por është shumë vonë, pasi dorëzohet në “tie break”.

Ndonëse pritej një finale më e fortë, në fushë pati vetëm një tenist që udhëhoqi ndeshjen. Dys etet e para ishin një formalitet për spanjollin, ndërsa në të tretin ai ndjen disi presionin e serbit, por që s’ka forcën e dikurshme.

Kështu, në momentin kyç, Alcaraz tregon se ka fituar pjekuri, duke mundur Djokovic pikërisht në “tie break”, që është edhe arma e tij më e fortë. Emocione e lot gëzimi për spanjollin, që fitoi turneun e dytë të madh radhazi për atij të Roland Garros.

Djokovic, që gati një muaj më parë u operua në menisk, besonte se mund t’ia dilte mbanë në Wimbledon, duke patur edhe pak fat në këtë turne. Por përballë Alvaraz e pati të pamundur, duke pranuar epërsinë e spanjollit, numri 2 në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit