Portieri Alen Sherri ka fituar vendin e titullarit te Cagliari, por po has në disa kritika të papërshtatshme në Itali, aty ku jetohet me futboll dhe kritikat nuk kanë të mbaruar.
Gazetari italian Vittorio Sanna e ka tejkaluar sensin e masës me një deklaratë të fundit, pak pasi Cagliari humbi 2-1 ndaj Venecias.
“Mendoj se është e dukshme që portieri nuk reagoi fare. Nuk e kuptoj pse Sherri konsiderohet portier i denjë për një kampionat si Serie A. Ai nuk ka reflekse, nuk tregon se ka gatishmëri. E patë golin e parë? Topi i kaloi para syve dhe ai nuk bëri asnjë përpjekje për t’u hedhur”.
“Ai nuk ka as stil, as shpejtësi reagimi. Të luash me të në portë është si të kesh një orendi shtëpiake brenda kuadratit të portës, orendi e cila nuk lëviz kurrë”.