Alexander Zverev fiton turneun e fundit Masters dhe ngjitet në vendin e dytë në botë

4 Nëntor 2024
9:43
Telesport
back button

Tenisti gjerman Alexander Zverev fitoi turneun e fundit Masters të vitit, atë të paris-Bercy. Në finale, ai mposhti 2-0 (6-2, 6-2) francezin Ugo Humbert.

Një ndeshje pa histori, komanduar nga tenisti gjerman, që nga dita e sotme ngjitet në vendin e dytë të renditjes botërore, duke parakaluar Carlos Alcaraz.

Ky i fundit u eliminua shumë herët nga turneu, duke zbritur në vendin e tretë. Për Zverev, ky është suksesi i shtatë në turnetë Masters, i 22-ti në karrierën e tij.

Gjermani po kalon një moment të mirë dhe konsiderohet favorit edhe për ATP Finals që zhvillohen së shpejti në Torino, ku luajnë 8 më të mirët në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit