Alice Campello shpjegon arsyet e ndarjes nga Álvaro Morata: Nuk ka pasur palë të treta mes nesh, por…

12 Gusht 2024
11:38
Alfred Lleshi
back button

Alice Campello ka hyrë në rrjetet sociale për të konfirmuar prishjen e marrëdhënies së saj me futbollistin Álvaro Morata. Influencuesja dhe biznesmenja italiane shpjegoi në Instagram: “Alvaro dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Ky është vendimi më i vështirë që kemi marrë në jetën tonë. Dua ta bëj të qartë, siç ka bërë ai, se nuk ka pasur palë të treta apo asnjë lloj mungesë respekti nga të dy”.

Alice Campello, e cila ka hequr mbiemrin Morata nga rrjetet e saj sociale, ka ngulmuar: “Mos besoni asgjë që thonë se mes nesh kanë ndërhyrë të tretët, sepse nuk e kanë idenë. Mund të them vetëm se në këto tetë vite kam pasur pranë meje një person që nuk ka bërë gjë tjetër veçse më ka dhënë prioritet, është kujdesur për mua, më ka respektuar maksimalisht. Prandaj nuk mund të lejoj asnjë lloj spekulimi të rremë mbi vendimin për t’u ndarë.

Nuk dua që ju të mendoni se çdo gjë që keni parë në fotot e Instagramit, që kemi postuar, është gënjeshtër. Nuk mund ta kishim dashur më shumë njëri-tjetrin dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por vjen një moment kur grumbullohen shumë keqkuptime të menaxhuara keq dhe gjërat pak nga pak prishen dhe shpërthejnë.

Thjesht dua të falënderoj Álvaro për gjithçka që ka bërë për mua, për mënyrën sesi është kujdesur për mua, për babanë dhe bashkëshortin që ka qenë. I uroj me zemër më të mirat, gjithmonë!”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit