Alisha Lehmann zbukuron Juven: “Është realizimi i një ëndrre”

6 Korrik 2024
13:52
Denis Hakanaj
back button

“Jam shumë e lumtur, Juve ka një histori të madhe, aq sa duhet të jem e sinqertë: kur bëra ekzaminimet mjekësore, pashë shumë tifozë në J|Medical, duke dalë nga makina isha pak nervoze, por tani gjithçka është në rregull”, deklaroi Alisha Lehmann, lojtarja e re e bardhezinjve.

“Karriera ime është zhvilluar gjithmonë në Angli, dhe kam mësuar shumë në vitet e fundit – shtoi ajo në kanalet zyrtare të klubit pas nënshkrimit të kontratës deri në vitin 2027 – dhe unë shkova atje kur isha vajzë e vogël, tani jam më e pjekur.

“Me kalimin e viteve kam mësuar të kuptoj momentet e ndeshjes dhe besoj se mund ta sjell atë që kam mësuar në atë përvojë tek Juventus”.

Alisha u prezantua duke përshkruar karakteristikat e saj më të mira: “Para së gjithash ritmi: më pëlqen të dribloj, të veproj shpejt, padyshim të shënoj gola, por më pëlqen të jap asiste për shoqet e ekipit, jam e lumtur kur mund të luaj për ekipin, dhe kjo është një karakteristikë që e kam mësuar gjatë viteve të karrierës sime”.

Bashkë me të vjen edhe partneri i saj Douglas Luiz, i cili sapo është blerë nga Juventusi:

“Për mua dhe Douglasin, të qenit së bashku në të njëjtin klub është një ëndërr. Ne kemi luajtur shpesh në qytete të ndryshme, dhe për këtë arsye të jesh në gjendje të përjetosh këto aventura të mëdha në të njëjtin vend është diçka e mrekullueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit