Allegri dhe Champions-i i ri: “Ja pse është pothuajse e pamundur ta fitosh”

20 Mars 2024
17:23
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka folur për formatin e ri të Champions League në një intervistë të thënë për The Atheltic.

“Ngushtimi i diferencave me Premier League është pothuajse i pamundur për Serinë A. Kështu që duhet të punojmë më shumë në rritjen e të rinjve”, ka thënë Allegri.

“Është normale që me formatin e ri të Champions League do të jetë pothuajse e pamundur të fitohet. Është një format në stilin e tenisit dhe duan të sigurohen që tetë skuadrat më të mira të arrijnë në finale, besoj se synimi është të kenë më shumë spektakël.

“Kjo na jep mundësinë të punojmë më shumë për zhvillimin e të rinjve, financave të qëndruseshme dhe rritjes së cilësisë në kampionatin tonë, me synimin për t’u kualifikuar në Chmapions çdo vit dhe për të shkuar sa më larg të jetë e mundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit