Allegri “driblon” pyetjet për Juventusin e Thiago Motta: Shikoj tenis, sepse argëtohem më shumë…

16 Nëntor 2024
17:04
Alfred Lleshi
back button

Massimiliano Allegri mori “Tapido d’Oro” për herë të katërt në karrierë. Vlerësimi nga “Striscia la Notizia’ është i veçantë, duke qenë se në këtë rast trajneri nga Livorno mori një “Tapido d’Oro” me “feçkë të shkurtër”.

Një model i përdorur shpesh nga trajneri për të përshkruar fitoret 1-0, duke huazuar termin specifik për garat me kuaj. Allegri u ngacmua për paraqitjen ende jo plotësisht bindëse të Juventusit të Thiago Motta.

“Shkova të shikoja tenis, u argëtova shumë”, – ishte përgjigja e thatë e Allegrit. “A e takuat Sinner për të gjetur një vend në Monaco?” “Jo, Jannik është një lojtar i madh dhe një djalë i madh”, – vazhdoi Allegri.

Pasazhi i fundit për thashethemet se ishte afër Premier League: “Ishte i tërbuar Kanali anglez… Nuk i kisha mbajtëset e krahëve për të notuar atje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit