Allegri humb arsyen në fund të Juve-Udinese: ja me kë e kishte

7 Janar 2023
20:32
Denis Hakanaj
back button

Juventus ka gjetur fitoren e tetë radhazi kundër Udinese-s, përsëri me një rezultat 1-0 dhe përsëri me një gol në minutat e fundit. Një skenar i parë shumë herë për bardhezinjtë që tani janë ngjitur në vendin e dytë të renditjes së Serisë A, duke kaluar Milan-in dhe duke shkuar  vetëm 4 pikë larg Napoli-t kryesues, që do të jetë edhe kundërshtari i ardhshëm.

Dhe përsëri trajneri Allegri ka dhuruar spektakël në fundin e ndeshjes. Tekniku italian ka qenë i papërmbajtshëm, madje ka qenë e nevojshme ndërhyrja e stafit të tij për ta qetësuar.

Arbitri i ndeshjes nuk mund të mos bënte gjë tjetër përveçse ta ndëshkonte me kartonë të verdhë, pasi e kishte lajmëruar disa herë. Allegri duket se nuk e ka dëgjuar dhe ka qenë i tërbuar me disa zgjedhje të bëra nga lojtarët e tij në fushën e lojës.

Po çfarë ka ndodhur dhe mbi të gjitha me kë e ka pasur trajneri? Gjithçka ka ndodhur në minutat shtesë, kur çdo top ishte vendimtar. Trajneri ka dashur që lojtarët e tij t’i menaxhonin më mirë disa topa nga mesfusha e përpara, kur duhej të ndaleshin sulmet e Udinese-s.

Kryesisht Allegri-t nuk i ka pëlqyer kur Milik nuk ka mbrojtur një top që mund ta ndihmonte skuadrën të dilte përpara. Por zemërimin e tij e ka ndezur një goditje dënimi e shpërdoruar nga Paredes, i cili ia ka dhuruar topin kundërshtarëve, për shkak të një keqkuptimi me Chiesa-n pak hapa larg stolit bardhezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit