Allegri i kujton Juventusit… marinarët: Të dalim nga stuhia, jo ta luftojmë atë

29 Nëntor 2021
13:54
Alfred Lleshi
back button

“Ndeshja e Salernos është e ndërlikuar edhe për çështjen mjedisore. Tifozët janë afër dhe dëgjohen, duhet të kemi një qasje më të mirë se në Verona, përndryshe rrezikojmë të marrim një shuplakë menjëherë dhe gjithçka bëhet e ndërlikuar”. Kështu deklaroi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Salernitana.

Trajneri bardhezi shtoi: “Duhet të punojmë me qetësi dhe të bëjmë diçka më shumë, deri tani nuk ka mjaftuar ajo që është bërë. Në këtë moment kemi nevojë për rregull, konkretitet dhe qetësi. Ne ende besojmë te synimet tona, do të luajmë në turin tjetër të Ligës së Kampionëve. Ashtu si marinarët, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të dalë nga stuhia, jo për ta luftuar atë.

De Sciglio nuk është ende gati, do ta shohim sërish për Genoa. Dua të bëj një sqarim: Morata luajti një nga ndeshjet më të mira që nga fillimi i sezonit të shtunën. Në këtë moment na duhet eksperienca e Chiellinit dhe freskia e të rinjve. Kean është ai që sulmon më shumë zonën, Morata pëlqen të gjuajë pak më shumë.

Fakti objektiv është që kemi shënuar pak gola, ndoshta nga nesër ose të dielën gjërat do të ndryshojnë. Paraqitja e së shtunës ishte e mirë, Atalanta bëri ndryshime edhe në mbrojtje, duke ndryshuar mënyrën e lojës për të marrë rezultatin pozitiv. Bentancur është shumë më mirë. Lëndimi i McKennie nuk është i lehtë, por Chiesa tashmë është duke i shkruar letrën Santa Claus.

Kulusevski, zgjidhja e duhur për nesër? Nuk e di, zgjidhja e drejte është përpjekja për të fituar ndeshjen. Pastaj nëse është Kulusevski, Soulé apo Chiellini, nuk e di. Të gjithë duan të bëjnë diçka më shumë, por tani na duhet të kemi rregull. Do të dalim nga kjo situatë. Duhet qetësi, sepse sa më shumë të emocionohemi, aq më shumë ngatërrohemi me këmbët tona.

Duhet të nisemi nga gjërat e thjeshta. Kaio Jorge? Ai po rritet, duhet të fitojë përvojë si lojtarët e tjerë të rinj që janë me ne dhe mund të na japin një dorë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit