Allegri largohet pa mbaruar ndeshja, pastaj kapet me mediat: “Mos më mërzisni, harron Interi kur në Torino…”

20 Mars 2023
0:17
Telesport
back button

Massimiliano Allegri foli me mikrofonat e DAZN në fund të ndeshjes së fituar nga Juventusi i tij me Interin 1-0. Trajneri i Juventusit ka shpjeguar “arratisjen” e tij në dhomat e zhveshjes pak para përfundimit të ndeshjes, teksa duhet te luheshin edhe plot 10 minuta bashke me shtesen…

“Në atë moment nuk kishte më nevojë për mua, po nervozohesha dhe për të mos u ndëshkuar apo përjashtuar preferova të largohesha”. Allegri e lartësoi skuadrën, duke theksuar mbi të gjitha aftësinë e disa lojtarëve që të dinë të interpretojnë më së miri komplotin e ndeshjes:

“Ka një rritje të përgjithshme të të gjithë skuadrës, edhe në nivelin mbrojtës ne kemi pranuar pak ose aspak – shpjegoi ai. “Fatkeqësisht ne nuk e kemi pasur kurrë Pogban, Paredes bëri mirë në fillim, pastaj e përdora më pak, por ata janë lojtarë të besueshëm”. Allegri analizoi një nga një elementët e një mesfushe që sonte ishte aspak perfekte:

“Fagioli ka teknikë dhe sasi, ndërsa Locatelli është i zoti të mbyllet atje, por ajo që bën diferencën është zemra dhe pasioni në një ekip për të fituar sërish”. Moment jo i lehtë për bardhezinjtë pas penalltisë dhe Allegri e shpjegon kështu: “Nga jashtë, kush nuk e përjeton këtë situatë nuk mund ta kuptojë – tha sërish – skuadra u gjend në -15, kaluam kuotën e 40-shit dhe nuk ishte e lehtë!

Është e lehtë të gjesh arsyet. Kemi arritur në çerekfinalet e Europa League dhe kemi gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Interit dhe më pas ka një përmirësim të përgjithshëm në ekip. Këta djem janë vërtet shume mire.” Më pas Allegri u pyet se cili ishte këndvështrimi i tij për golin e Rabiot: “Mos më zemëroni! Nga ana tjetër, me Salernitanën nuk ndodhi asgjë?”.

Trajneri lëshon veten dhe flet hapur pa u fshehur: “Në ndeshjen e parë kundër Interit ata anuluan një gol që nuk e dinim nëse ishte dorë apo jo – tha trajneri i Juventusit – Jemi shumë zotërinj në këtë, te mos bejme shumë zhurmë, të gjesh gabimin pas një shfaqjeje si kjo më duket e gabuar”.

Më pas Allegri sjell një të vjetër Atalanta-Juventus dhe shpjegon këndvështrimin e tij prej andej: “Nëse VAR është objektiv, ai është funksional, sa më pak të flasim për gjyqtarët aq më shumë i ndihmojmë ata. Ky i Rabiot është një rast subjektiv. Ju gazetarët jeni besimi i keq. Më bëni pyetjet e duhura, sa më pak të flasim për arbitrin, aq më shumë i ndihmojmë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit