Allegri siguron gjysmëfinalen me Interin, por mendon mbijetesën: Tani përplasja direkte me…

3 Shkurt 2023
8:59
Alfred Lleshi
back button

Juventusi kapërceu pengesën e Lazios dhe duke u imponuar 1-0, falë golit të Bremer, siguroi zbarkimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të gjejë Interin në pritje. Një provë thelbësore ajo e bardhezinjve, të cilët përballë skuadrës së Sarrit ishin të mirë fillimisht në vendosjen e ndeshjes në rrugën e duhur dhe më pas në menaxhimin e saj pa rrezikuar.

Massimiliano Allegri, duke folur për mikrofonat e “Mediaset”, pas fishkëllimës së trefishtë të fundit, nuk e fshehu kënaqësinë e tij: “Ishte një ndeshje e mirë, edhe ne luajtëm mirë. Ne u rrezikuam pak ose aspak nga Lazio, edhe nëse e mbajti topin më shumë në pjesën e dytë.

Sot më e rëndësishmja ishte qëndrimi, që ndaj Monza të dielën, në pjesën e parë, absolutisht nuk e patëm, aq sa pësuam dy gola shumë të shmangshëm. Ishte diçka që të bënte të mendosh dhe djemtë reaguan shumë mirë”.

Juve ka dhënë shenja të mëdha rikuperimi: “Djemtë janë të rritur dhe të përgjegjshëm, duhet ta kuptojnë se për të fituar nevojitet shpirti i duhur, si dhe taktika e teknika. Sonte fituam shumë goditje, luftuam dhe luajtëm në mënyrë të rregullt ndaj presionit të mirë nga Lazio”.

Lazio thuajse nuk hyri në zonën kundërshtare: “Të luash kundër Lazios nuk është e lehtë, sepse nëse fillon shpejt bëhet shumë e fortë. Në vend të kësaj ne punuam shumë mirë, duke e ngadalësuar kundërshtarin dhe u mbrojtëm mirë edhe në krosime.

Lazio dominoi topin në pjesën e dytë dhe ne ishim të rrezikshëm në kundërsulm. Gjithashtu, nuk është një kohë e lehtë, dhe ndoshta në një lojë të rëndësishme si kjo ju jeni përpara dhe jeni më pak të qetë se kur jeni 0-0. Ne kemi hedhur një themel të mirë për të rifilluar kampionatin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Allegri vlerësoi paraqitjet e Locatelli, Chiesa dhe Vlahovic: “Locatell po bëhet një shembull i rëndësishëm i zemrës, mendjes dhe mënyrës sesi përballen ndeshjet: ka ADN-në e Juventusit brenda. Chiesa u kthye mirë, Vlahovic disa gjëra të tjera më pak, Cuadrado bëri një ndeshje të rëndësishme dhe të jashtëzakonshme. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë”.

Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i Juventusit përsëriti një koncept të shprehur tashmë pas ndeshjes së fundit të kampionatit: duhen pikë për t’u rikthyer në zonat e qeta të renditjes: “Tani na pritet ndeshja kundër Salernitanës në kampionat. Në Salerno do të jetë një ndeshje direkte, ne kemi 23 pikë dhe ata 21”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit