Alonso: “Ne ekip i pjekur, fitore e merituar. Ndaj Interit nuk ishte e lehtë sepse…”

11 Dhjetor 2024
0:33
Telesport
back button

Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen, analizon për Sky Sport fitoren e ngushtë ndaj Interit 1-0 e ardhur ne fund dhe skuadra e tij tani ka 13 pike ne renditje: “Kemi luajtur një ndeshje të mirë, shumë të kompletuar dhe të pjekur. Kundër Interit duhet të keni edhe kontrollin e emocioneve tuaja sepse janë shumë të rrezikshem, ne kontrolluam lojën.

Mendoj se në fund rezultati ishte i merituar, është e vështirë të mos i japesh raste një skuadre si Interi, nuk e prisnim që Mukiele të vendoste, por jemi të lumtur që ai e bëri gol”.

A nuk është rastësi goli i vonë? “Po, është gjithmonë kështu, ne e respektojmë shumë Interin, por ne donim të fitonim, të angazhoheshim duke luajtur me pjekuri dhe këtë bëmë. Besoj se në fund është një fitore e merituar, këtë frymë dua ta përcjell te ekipi, duke dashur gjithmonë më shumë për të krijuar mundësi dhe sonte ia dolëm”.

A ka fituar ambicia e ekipit tuaj? “Ne, duke luajtur në shtëpi, donim të mbanim kontrollin pa bërë asgjë të çmendur, sepse ata mund të kundërsulmonin si kundër Taremit, por ne donim të merrnim rezultat, ia dolëm edhe në mënyrë disi rastësore në fund. “

Lajme të tjera

Lajmet e fundit