Alvaro Morata pranë rikthimit në Premier League, menaxheri bisedime me gjigandët anglezë

26 Qershor 2024
11:18
Telesport
back button

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata mund të rikthehet në Premier League sezonin tjetër. Është skuadra e Manchester United ajo që është interesuar për sulmuesin që luan me Atletico Madrid në Spanjë.

Sipas mediave britanike, drejtuesit e “djajve tëe kuq” janë duke biseduar me përfaqësuesit e Alvaro Morata, teksa po shqyrtojnë një lëvizje të volitshme për ish-sulmuesin e Chelsea.

Morata shënoi 24 gola gjatë një sezoni e gjysmë me fanellën e Chelsea gjatë kohës që qëndroi në Londër. 31-vjeçari, që është golashënuesi i katërt më i mirë i Spanjës i të gjitha kohërave, është nën kontratë me Atletico Madrid deri në verën e vitit 2026.

Gjithsesi, disa herë është folur kohët e fundit se lojtari mund të përfundojë në stolin e skuadrës “colchoneros” sezonin e ri. Edhe vetë Morata ka thënë se pranon më mirë të largohet se sat ë qëndrojë në stol.

Ndaj dhe te Manchester United po shohin këtë mundësi, për të sjellë në Premier League një sulmues me përvojë dhe që e njeh këtë kampionat. Morata, aktualisht i grumbulluar me kombëtaren spanjolle, pret të mësojë lajme për të ardhmen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit