Ruben Amorim do të darkojë me legjendat e Mançester Junajtid, Sir Alex Ferguson dhe Roy Keane. Lajmi konfirmohet nga “Daily Star”.
Trajneri portugez, që prej 11 shtatorit ka marrë drejtimin e “djajvë të kuq”, kërkon të “zhytet” sa më shpejt në kulturën e klubit, duke marrë sa më shumë informacione që do t’i nevojiten në punën e tij.
39-vjeçari, menjëherë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, shkoi direkt në qendrën stërvitore të Carrington të hënën pasdite, ku takoi drejtuesit e klubit.
Takimi me Ferguson dhe Amorim vjen një muaj pasi legjenda e klubit u largua nga roli i tij si ambasador në “Old Trafford”.