Amorim: Dëshira për të shënuar e fituar na bëri të nxitohemi dhe të pësojmë gola

24 Dhjetor 2024
11:32
Telesport
back button

Ruben Amorim mendon se dëshira për të fituar e kthyer sa më shpejt faqe po bën që lojtarët e Manchester United të nxitohen. Sipas trajnerit portugez kjo solli edhe humbjen e papritur 0-3 në fushën e tij ndaj Bournemouth. “Ankthi për të marrë kontrollin e shënuar na penalizoi”, tha Amorim.

Unë mendoj se të kuptuarit e lojës sonë ka të bëjë shumë me mentalitetin. Në këtë moment, në klubin tonë të gjithë janë të lodhur nga ky moment. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, por po nxtitohemi, e pësojmë dhe kjo sjell ankth te lojtarët. Tashmë kjo është sfida jonë më e madhe”, shtoi Amorim.

Më tej, trajneri portugez tha: “Është një moment vërtet i vështirë dhe ne duhet të kuptojmë se çfarë po bëjnë lojtarët. Ne jemi një ekip që ka si momentet e mira ashtu dhe ato të këqija, ndaj duhet të gjejmë një mënyrë për t’i bërë gjërat sa më mirë. Nga dëshira për të shënuar gabuam dhe kjo na penalizoi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit