Amorim “fshin” nga Man United direkt 4 futbollistë, ja si pritet të luajë! Përballja e parë “big” ndaj Arsenalit

1 Nëntor 2024
22:25
Telesport
back button

Ruben Amorim tashmë është zyrtarisht trajneri i ri i Manchester United, i cili sot ka njoftuar punësimin e portugezit. Edhe pse ende nuk ka futur kembet ai tashmë – sipas medieve angleze – e ka ne mendje skuadrën që do të ketë me vete dhe mbi të gjitha duket se ka identifikuar ata lojtarë që nuk do të jenë pjesë e projektit të tij.

Ndeshja e parë e Rúben Amorimit kundër një klubi te madh te Premier si trajner i Man United do të jetë kundër Arsenalit. Ai i eliminoi nga Europa League vitin e kaluar me Sporting Lisbona.

Katër emra kanë dalë tashmë jashte projektit: profile si anësori brazilian Antony, mesfushorët Casemiro dhe Christian Eriksen, por edhe qendërmbrojtësi Victor Lindelof. Për të gjitha këto, me Amorimin në pankinën e Man United, me të vërtetë nuk duket të ketë një të ardhme në Old Trafford.

Por, si pritet te luaje ekipi? Skema mund te jete nje 3-4-3 teksa ne mbrojtje perpara portierit pritet qe te luhet me Martinez, De Ligt dhe Yoro (kur te kthehet ne 100% te formes pas demtimit) Ne mesfushe nga e majta ne te djathte do te jene Garnacho, Ugarte, Maino dhe Dalot. Sulmi do te jete i perbere nga Rashford-Hojlund-Fernandes si sulmues i djathte. Me keto zgjedhje do te dilte jashte edhe Zirkzee, i blere ne vere per nje shifer prej 50 mln eurosh.

 

Ky është njoftimi për shtyp i Sportingut me shifrat e mbledhura që nga lamtumira e Ruben Amorimit: “Sporting SAD, në zbatim dhe për qëllime të detyrimit të informacionit të vendosur nga neni 17 i Rregullores (BE) Nr. 596/2014, të Parlamentit Evropian dhe të Këshilli i datës 16 prill, komunikon si vijon njoftimin për shtyp të lëshuar në treg më 29 tetor 2024: Sporting SAD ka arritur një marrëveshje me Manchester United FC në lidhje me termat dhe kushtet e largimit të trajnerit Rúben Amorim, për të cilën MUFC do t’i paguajë Sporting 10 mln euro.

Për më tepër, Sporting do të përfitojë nga 1,658,000 euro në lidhje me shuarjen e të drejtave të huazimit, të regjistruara si detyrime dhe detyrime kontingjente, pas revokimit dhe rinegocimit të kontratave në lidhje me ndërmjetësimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit