Amorim gati për debutimin si trajner i Manchester United: Jam ëndërrimtar, por besoj te kjo aventurë

22 Nëntor 2024
16:07
Telesport
back button

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur sot për mediat në prag të ndeshjes së tij debutuese si trajner në Old Traford. “Klubi që drejtoj tani është më i madh nga sa mendoja. Ka shumë departamente. Kaq ndryshe nga Sporting”, tha portugezi.

Ky është një klub global. Ka shumë për të bërë, jo vetëm për të trajnuar ekipin. Kam shumë për të bërë, por kam ede shumë ndihmë. Shumë takime. Kështu që jam duke u përmirësuar në këto fusha. Ndihem shumë i lumtur dhe shumë rehat, ndaj ndihem si në shtëpinë time”, tha Amorim.

Më tej, portugezi shtoi: “Unë jam pak ëndërrimtar, besoj në veten time, por edhe në klub. Ne kemi të njëjtin mentalitet. Kjo mund të ndihmojë. Unë vërtet besoj te lojtarët edhe pse të tjerët ndoshta nuk besojnë. Kemi hapësirë ​​për t’u përmirësuar”.

Unë dua të provoj gjëra të reja edhe pse të tjerët nuk mendojnë kështu. Unë mendoj se është e mundur. Do të shohim në fund deri ku mund të shkojnë. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe për ta bërë këtë”, tha Amorim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit