Amorim: Më vjen keq që largohem në mes të sezonit, por ky është momenti im

11 Nëntor 2024
8:34
Telesport
back button

Trajneri portugez Ruben Amorim i ka dhënë lamtumirën ekipit të Sporting Lisbonë me fitore. “Nga dita e hënë do të mendoj për Manchester United, ekipin tim të ri”, tha ai në konferencën për shtyp pas ndeshjes, pasi mundi Sporting Braga.

Për vendimin e tij, për të shkuar në Premier League, ai shton: “Është e vështirë të përmbledh gjithçka tani. Ka qenë një aventurë e pabesueshme. Gjithmonë jam ndjerë sikur isha plotësisht i sigurt, por në shumë momente kisha disa dyshime”.

Shumë njerëz më kanë ndihmuar. Kam jetuar në një kontekst të veçantë, ishte e vështirë kur arritëm, por e di që do të jetë e vështirë të riprodhoj diku tjetër atë që kam bërë këtu. Bëra atë që munda, me kokëfortësi, por gjithmonë kam menduar për ekipin“, tha Amorim.

Ruben Amorim nuk është penduar, por ka vetëm një keqardhje: “Mund të them që me ndërgjegje të pastër ekipi ka qenë gjithmonë në vendin e parë. Më vjen keq për këtë vendim në mes të sezonit, por ndjeva se ishte koha ime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit