Amorim ndryshon formacionin e United: Garnacho bëhet mbrojtës, Yoro titullar (foto)

13 Nëntor 2024
16:29
Telesport
back button

Manchester United nis kapitullin e ri me trajnerin Amorim. Ten Hag është shkarkuar dhe ndoshta mallkimi i rezultateve të dobëta me të ka kaluar tashmë.

Me Amorim priten ndryshime të mëdha në “Old Trafford”, duke nisur nga sistemi. Ai e ndërtoi Sportingun e tij me rreshtim 3-4-3 dhe 3-4-2-1, pra me tre qendërmbrojtës.

Ai dallohet për seanca stërvitore shumë të vështira dhe fizike, sepse kërkon ritëm të lartë. Ka disa gazetarë që e krahasojnë me gjermanin Klopp, ndonëse me sisteme të ndryshme.

Amorim pritet ta kthejë skuadrën në modulin 3-4-2-1. Lojtari kryesor për ofensivën për të do të jetë Bruno Fernandes. Kjo nuk është hera e parë që United duhet të përshtatet me një sistem të ri. Louis van Gaal ka eksperimentuar më parë me të.

Amorim do ta formojë mbrojtje me treshen Lisandro Martinez, Matthijs De Ligt dhe Leny Yoro. Tekniku e pëlqen shumë këtë fundit, vetëm 19 vjeç, i blerë nga Lille për 62 mln euro.

Mbrojtësi i djathtë do të jetë Noussair Mazraoui dhe në të majtë një sulmues i kthyer në mbrojtës, Alejandro Garnacho.

Mesi i fushës? Casemiro dhe Manuel Ugarte, të cilët mbështesin sulmin prej tre lojtarësh: Bruno Fernandes, Amad Diallo dhe Rasmus Hojlund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit