Amorim: Nuk e di sa kohë do të zgjasë kjo vuajtje, në këtë moment duhet të mbijetojmë

27 Dhjetor 2024
12:08
Telesport
back button

Humbja e dytë radhazi në Premier League ka risjellë retë e zymta te skuadra e Manchester United. Trajneri portugez Ruben Amorim thotë se ai nuk e ka idenë se sa kohë do të duhet për të ndryshuar fatin e “djajve të kuq”.

Pas eliminimit nga Carabao Cup, ekipi u mund nga Bournemouth dhe Wolves. “Ndryshimi kërkon kohë. Ky do të jetë një moment i vështirë dhe ne jemi larg fundit të këtij momenti. Duhet të vazhdojmë dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, tha Amorim.

I pyetur se sa kohë mendon se do të duhet për të lënë gjurmën e tij, Amorim tha: “Nuk e kam idenë. Di vetëm se punojmë ditë pas dite, duke përdorur çdo minutë stërvitje dhe të përpiqemi të fitojmë disa pikë sepse është vërtet e rëndësishme në këtë moment”.

Në këtë moment, ne vetëm duhet të mbijetojmë dhe të fitojmë pak kohë për të punuar në ekip. Është një udhëtim i gjatë. Ne duhet të vazhdojmë dhe duhet të luftojmë këto momente të këqija sepse kjo është pjesë e futbollit”, shtoi trajneri portugez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit