ANALIZA / Ja pse kanë vështirësi skuadrat italiane në Kupat e Europës

9 Shtator 2022
9:34
Alfred Lleshi
back button

Vështirësitë e italianëve në Europë janë të përbashkëta me ato të disa skuadrave në liga më të mira se ajo italiane. Për këtë është i bindur Mario Sconcerti, i cili në faqet e “Corriere della Sera” shkruan:

“Ka disa kohë që një organizim i mirë i lojës nuk është opsional, është e mira minimale, të gjithë e kanë. 90% të skuadrave iu mungon diferenca individuale në shpejtësi, pra cilësia më e lartë.

Te Juventusi, për të përmendur një shembull, paradoksalisht, i vetmi lojtar në nivelin e Champions-it është Rabiot. Bardhezinjtë nuk do të luajnë shumë mirë, por janë skuadra me më shumë vend për përmirësim.

Interi sot nuk është ekip, duhet të gjejë grupin, pas të cilit do të gjejë edhe fazën e mbrojtjes. Vështirësi të ngjashme për Milanin, i cili është në telashe ku ndeshet me kundërshtarë që vrapojnë.

Kuqezinjtë nuk janë në gjendje të imponojnë cilësinë e tyre, sepse janë të limituar dhe shpeshherë të lodhur. Diçka ndryshe është Napoli, tashmë i mësuar të luajë me shpejtësi dhe cilësi.

Kvaratskhelia ka shumë më tepër se të tjerët, më duket evolucioni i Meronit të vjetër, me më shumë fuqi në kthesat e fushës. Në kohë si këto duhet shumë më tepër për të bërë diferencën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit