Ancelotti: Barça dhe Atletico? Kjo gjë më habit shumë

22 Janar 2022
15:08
Alfred Lleshi
back button

Carlo Ancelotti iu gëzohet rezultateve të arritura nga Real Madridi i tij, ende në garë për të fituar të gjitha kompeticionet, ndryshe nga rivalët historikë, Atletico Madridi dhe Barcelona. Trajneri foli pikërisht për këtë në konferencën e sotme për shtyp:

“Natyrisht që janë dy skuadra të mëdha, dy klube të mëdhenj. Padyshim është e habitshme që kanë më shumë vështirësi se normalja. Ato janë gjithmonë dy rivalë të mëdhenj, me cilësi të mjaftueshme për të dalë nga një situatë e ndërlikuar”.

Pyetjes nëse do të qëndrojë Hazard edhe në sezonin e ardhshëm, “Carletto” iu përgjigj: “Po, është pjesë e programimit tonë”.

Ndërkohë, brazilianët rrezikojnë të humbasin angazhimin në Kupën e Mbretit:

“Kalendari është i ngjeshur, jo vetëm për Real Madridin. Do të interesohem edhe për të tjerët. Ne nuk do të bëjmë presion mbi asnjë kombëtare, as ndaj Brazilit, sepse e dimë se sa shumë interesohen lojtarët për ekipin kombëtar. Do të luajmë me ata që do të kemi në dispozicion, por është çmenduri…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit