Carlo Ancelotti, gjatë një interviste të gjatë për Uefa.com, dy ditë para finales së Champions League kundër Borussia Dortmund, deklaroi:
“Karakteristika kryesore që Reali ka treguar këtë vit është përqendrimi dhe puna në grup.
“Pavarësisht disa vështirësive fillestare, ishte një sezon i shkëlqyer dhe harmonia dhe profesionalizmi i grupit na lejuan të kapërcejmë të gjitha sfidat.
“Ekziston një ekuilibër midis lojtarëve më të vjetër që udhëheqin me shembull dhe atyre më të rinj me cilësinë e tyre shumë të lartë. Kjo i ka lejuar klubit tonë të kapërcejë këtë fazë tranzicioni në të cilën ne ende gjendemi,” shtoi ai.
Për finalet e Champions-it: “Jemi vërtet të lumtur që do të luajmë edhe një finale. Do të vijë nervozizmi, por synojmë ta vijë sa më vonë të jetë e mundur. Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment, këtë ndeshje të madhe, më të mirën e vitit dhe gjithashtu më të bukurën për t’u përjetuar”, ka deklaruar ai.
Ancelotti foli më pas për lidhjen e tij të veçantë me Champions League:
“Kam përjetuar emocionet më të mëdha në këtë kompeticion si dhe emocionet e mia më të mëdha negative. Nuk mund ta harroj finalen që humbëm kundër Liverpool-it kur isha te Roma, as finalen tjetër që humbëm kundër Liverpool-it në 2005-ën.
“Por ka edhe shumë kujtime pozitive. Pasioni sigurisht mbizotëron dhe kjo është ajo që më mban përpara”.
Më në fund, për evolucionin e tij si trajner, trajneri përfundoi: “Është shumë e rëndësishme të vazhdosh të mësosh sepse jeta ndryshon dhe futbolli ndryshon dhe është thelbësore të jesh i përditësuar.
“Marrëdhënia me kolegët dhe shkëmbimi i ideve me ta është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Nëse do të propozoja idetë e 20 viteve më parë si trajner, të gjithë do të më merrnin si idiot sepse gjërat ndryshojnë, metodat dhe seancat stërvitore ndryshojnë, kështu që duhet ecur me kohën”.