Ancelotti e dërgon tek Juventus: goditje 28 milionëshe

16 Qershor 2022
18:54
Denis Hakanaj
back button

Juventusi është një nga skuadrat më aktive në merkato, në pritje të materializimit të goditjeve të planifikuara në javët në vijim.

Sezoni që sapo ka përfunduar u mbyll pa tituj: një fakt i pazakontë për bardhezinjtë, të cilët duan të kthehen menjëherë te fitoret sezonin e ardhshëm.

Për ta bërë këtë, qëllimi i klubit është të përforcojë pothuajse të gjitha repartet, përfshirë mbrojtjen. Duke përjashtuar situatën me qendërmbrojtësit, pas lamtumirës së Giorgio Chiellinit, një nga dobësitë e skuadrës aktuale përfaqësohet nga mbrojtësi i majtë.

Në fakt, pikërisht në atë rol Alex Sandro nuk e bind plotësisht dhe një titullar i ri është dëshira e shumë njerëzve, sidomos mes tifozëve. Profili i duhur mund të vijë nga Real Madrid.

Një futbollist që është identifikuar në sezonet e fundit si ndër më të mirët në këtë rol është Ferland Mendy. Premtimi u respektua vetëm pjesërisht, aq sa Real Madrid-i është gati ta shesë.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari Luca Momblano, i cili gjatë emisionit ‘Juventibus’ ka bërë të qartë se Real Madrid-i i Carlo Ancelotti-t i kishte ofruar mbrojtësin Zonjës së Vjetër.

Vlera e vendosur është 28 milionë euro, jo shumë duke marrë parasysh vlerën e mundshme të lojtarit dhe ndikimin që mund të ketë në Serinë A, një kampionat që ka qenë gjithmonë ideal për lojtarë shumë fizikë.

Do të shohim nëse do të ketë ndonjë zhvillim në javët në vijim dhe nëse bardhezinjtë do të synojnë emra të tjerë, por hipoteza Mendy duhet të merret si e mirëqenë për Allegrin dhe Zonjën e Vjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit