“Ancelotti është super”, Simeone: Guardiola bën gjënë më të vështirë

3 Qershor 2023
14:54
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm fraza ironike për futbollistët dhe “marrëdhënien e tyre me seksin”. Diego Pablo Simeone, trajneri i Atletico Madridit, gjatë intervistës interesante dhënë për Cadena Cope ka pasur rastin të flasë edhe për të ardhmen e tij dhe disa kolegë.

TRAJNERËT – “Taktikisht dhe psikologjikisht, Ancelotti është trajneri më i mirë në botë. Unë e dua atë. Mourinho shënoi një epokë duke punuar në vende të ndryshme (Porto, Inter, Tottenham, Romë). Guardiola kërkon një 9 dhe ata i japin atij 9 më të mirat në botë, por gjëja më e vështirë është të fitosh çdo ditë dhe Guardiola fiton çdo ditë”.

PERSONALE – “E ardhmja ime? Kam edhe një vit kontratë dhe jam i fokusuar të jap më të mirën time”, tha Cholo. “Dorëheqje? Nuk e kam menduar kurrë. Pyeta veten nëse i kisha dhënë kaq shumë kësaj skuadre dhe përgjigja ishte jo.

“Kam 8-9 vjet që dëgjoj që dhoma e zhveshjes nuk beson te Cholo. Është një klasike: kur skuadra shkon keq, ata nuk besojnë te Cholo. Në një moment do të më duhet të them se ka ardhur koha për t’u larguar. Luis Enrique? Një trajner i madh, me të skuadra do të përmirësohej”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit