Ancelotti: “Gabimi më i keq i karrierës sime ishte që i kërkova Real Madridit më shumë para në 2014”

9 Nëntor 2024
0:19
Telesport
back button

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli sot në një konferencë për shtyp dhe analizoi momentin e tij dhe të skuadrës së tij pas humbjeve ndaj Barcelonës dhe Milanit: “Është e pamundur të marrësh vetëm vendime të mira në tridhjetë vjet. Për shembull, kam kaluar keq këtu në Madrid, pas vitit të parë, në 2014/15. Isha shumë pranë rinovimit të kontratës, klubi donte të më mbante, por unë ushtrova shumë presion mbi pagën time dhe ndaluan negociatat (u shkarkua në fund të sezonit). Ishte një gabim, më i keqi që mund të kisha bërë. Por më lejoi të mësoja”.

E konsideroni veten trajneri më i mirë i 30 viteve të fundit?
“Jo, nuk mendoj kështu. Kam fituar shumë, por trajnerë të tjerë edhe më shumë se unë. Ferguson, Guardiola apo Lobanovski. Dhe edhe sikur të mendoja se jam trajneri më i mirë i tridhjetë viteve të fundit, çfarë do të ndodhte? A do të më bënin një statujë? Nuk mendoj kështu (qesh)

Trajneri italian nuk është i shqetësuar dhe në prag të ndeshjes kundër Osasuna deklaroi: “Duhet të mendohet kjo si nje mundësi, që nëse jemi inteligjentë, mund të dalim shpejt prej situate, duke vendosur më shumë përqendrim ë në të ardhmen. Eshtë një moment i vështirë për të gjithë, është e qartë që diçka e tillë ndodh, është normale në një sport”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit