Ancelotti i papërmbajtshëm në festën e Real-it: gjesti bëhet viral (Video)

5 Maj 2024
12:16
Denis Hakanaj
back button

Falë fitores 3-0 kundër Cadiz-it në Bernabeu, Real Madrid është shpallur kampion i Spanjës për herën e 36-të në historinë e klubit.

Për Carlo Ancelotti-n bëhet fjalë për trofeun e 12-të me Los Blancos: trajneri italian ka kaluar Zidane, duke u bërë trajneri i dytë me më shumë trofe të fituar me klubin madrilen.

Ancelotti nuk është përmbajtur gjatë festimeve dhe, siç ka ndodhur dy sezone më parë kur u bë viral teksa tymoste një puro në autobusin e hapur, këtë vit është argëtuar përsëri me skuadrën si të ishte një djalosh.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, në fakt, shihen lojtarët që këndojnë disa kore për t’u ndalur më pas, por Ancelotti i ka rinisur si të ishte një kryetar i tifozëve ultras.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit