Ancelotti: Ishim shumë pranë fitores, arbitri bëri mirë që e ndërpreu derbin

30 Shtator 2024
8:57
Alfred Lleshi
back button

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, doli para mediave pas barazimit në shtëpinë e Atletico Madridit, në derbin e zjarrtë që u ndërpre 16 minuta për shkak të tensioneve dhe hedhjeve të sendeve të forta në fushë.

Si e patë pezullimin e lojës?
Mendoj se ishte një veprim korrekt i arbitrit. Na u desh të ndalonim, disa gjëra u rregulluan dhe filluam përsëri. Natyrisht, askujt nuk i pëlqejnë kësi incidentesh, të gjithë donin të luanin. Megjithatë, gjyqtari veproi mirë. Unë jam thjesht trajner, kontrolloj aspektin sportiv.

Çfarë ndjesie ju la ndeshja?
Na djeg pak barazimi, sepse ishim shumë pranë fitores… Mund të ndodhë, kundërshtari ishte shumë i fortë, ka shumë cilësi. U ndëshkuam në minutën e fundit, mëkat i madh. E kontrolluam mirë ndeshjen, ishim afër fitores. Ne vazhdojmë të luftojmë, nuk dëshpërohemi. Pika e marrë këtu mund të jetë e mirë për të ardhmen, shikoni sezonin e kaluar.

A u tërhoq skuadra juaj për shkak të zëvendësimeve?
Jo, nuk më vjen keq për zëvendësimet. Ishin për shkak të lodhjes së lojtarëve.

Real Madridi e ka të vështirë të fitojë jashtë fushe, por ama ende nuk ka humbur…
Unë gjithmonë mendoj pozitivisht, jo negativisht. Kemi fituar një pikë në derbi, dinamika është e mirë. Tani mendojmë për të mërkurën.

Endrick luajti sërish, si kundër Shtutgartit…
Nuk ishte një lojë e qartë, si kundër Shtutgartit.

 Rüdiger dhe Militao ndryshuan pozicionet, pastaj u kthyen në qasjen e zakonshme…
Ata bënë mirë kundër Alavés, sot në pjesën e dytë Militao nuk ishte aq komod dhe e kthyem në pozicionin fillestar.

Si e patë skuadrën tuaj derisa shënoi?
Ishte një ndeshje shumë e kontrolluar nga të dyja palët, u kujdesëm shumë për mbrojtjen. Mund të ndodhte, qëllimi ishte të bënim më mirë se sezonin e kaluar dhe ia dolëm, u mbrojtëm mirë. Mund të kishim më shumë shpejtësi me topin.

Si është Camavinga? Dhe si e keni parë Tchouameni?
Camavinga është mirë, por vjen nga një dëmtim 40-ditor. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, jo ideale për të. Ai do të mund të luajë të mërkurën. Tchouameni bëri shumë mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit