“Ancelotti ishte zgjedhje e parë, asnjë kontakt me Conte, Allegri dhe Pochettino”

25 Qershor 2021
10:47
Alfred Lleshi

U përfolën disa emra për ta zëvendësuar Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit, por paskan qenë të gjithë thashetheme mediash. Të paktën kështu pretendon Florentino Perez, që kontaktoi direkt Carlo Ancelotti dhe askënd tjetër:

“Ancelotti nuk ishte zgjedhja e tretë ose e katërt. Ne kurrë nuk kemi folur me Conte, Allegri ose Pochettino. Jemi të kënaqur me kthimin e Ancelotti dhe Pintus. Një cikël i ri po fillon. Ne kemi një ekip të shkëlqyeshëm. Real Madridi gjithmonë punon për të pasur më të mirët. Ne kemi të rinj të shkëlqyeshëm, që duhet të vlerësohen.

Shikoni mbrojtjen tonë; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; të gjithë arritën shumë të rinj, si adoleshentë, dhe pastaj u bënë mbrojtja më e mirë në historinë e Real Madridit. Lojtarët mund të vijnë 18 vjeç, por ju duhet të prisni dhe të keni durim. Mbappé? Ai nuk është një lojtar i Real Madridit, kështu që nuk mund të flas për të. Unë e di se çfarë duan tifozët.

Ne jemi duke punuar për rindërtimin e ekipit. Të gjithë e dini kush jam. Ju e dini se çfarë mund të bëj. Njerëzit më besojnë, sepse e dinë se çfarë mund të bëj. Ata e dinë që unë sjell lojtarët më të mirë në botë. Mbappe është një lojtar i PSG dhe kjo duhet të respektohet, ju e dini që nuk mund të flas për të. Nuk do të flas për Mbappé dhe Haaland”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit